OBSH thirrje ndaj të rinjve: ”Kujdes sepse nuk jeni ‘të pathyeshëm’ nga Covid-19”
Deri më tani, statistikisht por edhe nga mesazhi mjekëve, ka qënë lehtësisht i dukshëm fakti që koronavirusi prek më së shumti moshat e vjetra. Mirëpo, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ka paralajmëruar të rinjtë të mos e shohin veten si “të pathyeshëm”, pasi edhe pse personat mbi 60 vjeç janë në rrezik më të lartë, rastet kanë treguar se edhe të rinjtë, përfshirë fëmijët, janë prekur nga ky virus, duke i shkaktuar madje edhe vdekjen.
Studiuesit në Imperial College London, gjetën një lidhje midis moshës dhe mundësive për tu shtruar në spital me koronavirus. Dhe të moshuarit rezultonin se kishin shumë më shumë probabilitet, për shkak se kur shtroheshin në spital, ndodheshin të gjithë në gjendje kritike.
Më pak se 5% e moshave nën 50 vjeç kishin nevojë për t’u shtruar në spital për shkak të simptomave të tyre, por kjo u rrit në 24% për grupmoshën 70-79-vjeç.
Në mënyrë të ngjashme, vetëm 5% e të moshave nën 40 vjeç që përfunduan në spital kishin nevojë për kujdes kritik, krahasuar me 27% të njerëzve në të 60-at e tyre dhe 43% të njerëzve në të 70-tat. Kjo u rrit në 71% për njerëzit mbi moshën 80 vjeç, sipas vlerësimeve të bazuara në raste në Kinë dhe Itali, dy nga vendet më të prekura.
Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive të SHBA, Anthony Fauci, tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve ishin “me peshë të madhe ndaj të moshuarve dhe atyre me sëmundje ekzistuese”, por shtoi se virusi “nuk është një formulë matematikore”.
Një studim kinez i mbi 2.000 fëmijëve që kishin prekur nga virusi, zbuloi se megjithëse rezultatet klinike ishin përgjithësisht më pak të rënda sesa ato të pacientëve të rritur, fëmijët e vegjël, veçanërisht foshnjat, ishin të rrezikuar gjithashtu nga ky infeksion. Gjendja shëndetësore gjithashtu luan një rol thelbësor sa i përket reagimit ndaj këtij virusi, pavarësisht nga mosha.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.