OKB: Fati i planetit tonë varet nga toka, ‘aleati ynë i heshtur’!
Tokat e shëndetshme ushqejnë të gjithë zinxhirin ushqimor, nga ushqimi që hamë te uji që pimë dhe madje edhe ajri që thithim. Ruajtja dhe rivendosja e ekuilibrit të tyre natyror kërkon veprime urgjente për mbijetesën e çdo organizmi të gjallë. Ruajtja e tokës tonë është njësoj si të sigurohemi se kemi mjaft makineri mbështetëse për jetën në spitalet tona.
Në Partneritetin Global të Tokës në Organizatën e OKB-së për Ushqim dhe Bujqësi (FAO) – ne pozicionojmë shëndetin e tokës dhe adoptimin e praktikave të menaxhimit të qëndrueshëm të tokës si një nga zgjidhjet e mundshme për të paktën reduktimin e emetimeve nga sektori i bujqësisë. Një sektor që përbën rreth një të tretën e emetimeve globale të gazeve serrë.
Duke qenë se tokat përbëjnë rezervuarin më të madh tokësor të karbonit në planet dhe kanë fuqi të madhe për të zbutur emetimet e gazeve serrë jo-CO2, ato kanë një rol për të luajtur.
Duhen mijëra vjet që tokat të formohen, që do të thotë se mbrojtja e tyre është thelbësore për vetë ekzistencën tonë. Rreth një e katërta e të gjitha llojeve të kafshëve në Tokë jetojnë nën këmbët tona dhe ofrojnë të gjitha llojet e lëndëve ushqyese, që do të thotë se tokat prodhojnë njëkohësisht ushqim, ruajnë karbonin dhe pastrojnë ujin.
Toka ka potencialin për të sekuestruar 2,04 gigaton ekuivalente CO2 – ose 34 për qind të emetimeve globale bujqësore. E thënë thjesht, dherat kanë një potencial të madh për të bllokuar CO2, duke e ndaluar atë të lëshohet në atmosferë me pasoja të dëmshme. Nëse tokat menaxhohen në mënyrë të qëndrueshme, karboni që ata ruajnë tashmë do të ruhet.
Çfarë mund të bëjmë për ta mbajtur tokën e botës të shëndetshme?
Këtë vit ne ia kushtuam Ditën Botërore të Tokës, tokave të prekura nga kripa, të cilat zënë afërsisht 834 milionë hektarë të sipërfaqes totale të tokës në botë. Kërcënimi kryesor është se kripëzimi është një shqetësim në rritje për shkak të praktikave të paqëndrueshme bujqësore, të lidhura kryesisht me ujitjen me ujë të cilësisë së ulët dhe depërtimin e ujit të detit. Kripëzimi redukton në masë të madhe produktivitetin e tokës dhe ofrimin e shërbimeve të ekosistemit nga toka.
Zgjidhjet janë në horizont. Ne duhet të adoptojmë praktika të mira që janë të bazuara në vendin dhe janë rezultat i një kombinimi të njohurive shkencore dhe lokale – duke rivendosur ekuilibrin dhe harmoninë e tokës sonë. Është punë e përditshme të ngremë zërin e dherave, aleatit tonë të heshtur. Është koha për të rritur investimet në menaxhimin e qëndrueshëm të tokës për të pasur toka të shëndetshme që funksionojnë si agjentë ndryshimi duke adresuar të gjitha sfidat globale. Nga ndryshimet klimatike, pasiguria ushqimore, ndotja, degradimi i tokës dhe humbja e biodiversitetit, te varfëria – kjo është ajo me të cilën po përballemi nëse nuk veprojmë tani.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.