Okupim të paligjshëm të zonës publike – Policia ndëshkon me masë administrative 1 subjekt

Policia e Shtetit njofton se në vijim të zbatimit të Plan-Inspektimit për zbatimin e ligjshmërisë në fushën e mbrojtjes së territorit, Policia Rrugore e Beratit ka konstatuar në rrugën Berat-Skrapar, një subjekt që kishte zënë sipërfaqen e karrexhatës së rrugës me disa paleta guri.
Sipas njoftimit Polica Rrugore ka ndëshkuar me masë administrative subjektin në pronësi të shtetasit D. B., për shkelje të nenit 15, pika 1 dhe 2, germa f, i cili ndalon të hidhen ose grumbullohen materiale në karrexhatë.
Policia e Beratit njofton se do vijojë kontrollin e territorit dhe fton të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe zbatimin e ligjshmërisë për mbrojtjen e territorit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.