Olaf Scholz votohet zyrtarisht si kancelari i ri i Gjermanisë!

Scholz mori mbështetjen e 395 politikanëve në Bundestag të mërkurën në mëngjes dhe do të zëvendësojë Angela Merkel, e cila largohet pas 16 vitesh. Votimi nuk ishte një surprizë. Partia e Scholz-it dhe partnerët e saj të koalicionit, Demokratët e Lirë dhe të Gjelbërit, kanë 416 vende në dhomën e ulët prej 736 veta të parlamentit gjerman.
Scholz tha të martën se qeveria e re — e cila detyron Unionin Kristian Demokrat (CDU) të Merkelit në opozitë për herë të parë që nga viti 2005 — “përballon sfidat kryesore të kësaj dekade dhe shumë më gjerë”. Scholz, 63 vjeç, ka qenë zëvendëskancelar dhe ministër i financave i Gjermanisë që nga viti 2018 dhe është një ish-kryetar bashkie i qytetit të Hamburgut.
Një ish-avokat që iu bashkua socialdemokratëve në moshën 17-vjeçare, Scholz ishte pozicionuar si pasues i Merkelit për disa kohë.
Scholz u vlerësua me fitoren e papritur të socialdemokratëve në zgjedhjet e 2021, me partinë që erdhi nga vendi i tretë në sondazhe për të siguruar një fitore të ngushtë ndaj CDU. Më pas ai mblodhi shpejt një koalicion me të Gjelbërit gjermanë dhe Demokratët e Lirë pro-biznesit.
Lars Haider, kryeredaktor i Hamburger Abendblatt dhe biografi i Scholz, libri i të cilit do të botohet në gjermanisht këtë javë, tha se vetëm për shkak se Scholz është si Merkel, kjo nuk do të thotë se Gjermania po shkon drejt të njëjtave gjëra. Merkel, tha ai, ishte një politikane reaktive që iu përgjigj humorit politik dhe publik. Scholz është shumë më vendimtar.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.