Omicron 4-fishon rastet me COVID – Pas konfirmimit të infektimeve të para shtohen ndjeshëm të prekurit, kryeson Tirana
Pas konfirmimit të rasteve të para me variantin Omicron, në vendin tonë po shihet një tendencë në rritje e rasteve të reja me COVID-19. Institucionet shtetërore konfirmuan zyrtarisht në datën 23 dhjetor, 2 rastet e para me këtë variant, ndërsa që prej asaj date numri i të infektuarve ka ardhur në rritje, duke kulmuar në datën 5 janar me 1236 raste të konfirmuar, 4-fish më shumë se mesi i dhjetorit, të vitit që sapo lamë pas. Një tendencë në rënie shihet vetëm në ditët e para të vitit, por paralelisht në këto ditë janë kryer edhe më pak teste.
Kjo tendencë duket se reflekton të njëjtët situatë edh në vendet e tjerë, që po shënojnë shifra rekord të të infektuarve për shkak të variantit Omicron që sipas mjekëve është me infektues se variantet e tjerë të Covid-19.Ndërkaq, deri në datën 5 janar në vendin tonë numërohen 7 952 raste active, teksa Tirana kryeson listën me 3 761 raste apo gati 50% të tyre. Pas kryeqytetin numri më i lartë i rasteve aktive është në Qarkune Fierit, Durrësit dhe Shkodrës. Ndërkohë që, pak raste active rezultojnë në Korçë, Dibër dhe Kukës.
Ndërkaq, sa I takon situatës në spitale, aktulaisht po marrin trajtim 107 pacientë. Prej kohësh, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve, pasi vaksinat anticovid reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu, Ministria e Shëndetësisë apelon të gjithë +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.