Omicron vazhdon përhapjen në botë – Raportohen rastet e para në Shtetet e Bashkuara dhe Japoni
Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar rastin e parë të variantit Omicron të koronavirusit në shtetin e Kalifornisë, sipas drejtorit të Institutit të Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci. Departamentet e Shëndetit Publik në Kaliforni dhe San Fransisco, kanë konfirmuar së një rast i fundit tek një individ në Kaliforni, është shkaktuar nga varianti Omicron.
Individi ishte një udhëtues që u kthye nga Afrika e Jugut më 22 Nëntor, sipas qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Fauci tha se sekuencimi i genomit është zhvilluar tek Universiteti i Kalifornisë dhe se sekuenca u konfirmua nga CDC që përputhej me variantin Omicron. Individi, që ishte i vaksinuar plotësisht dhe simptoma të lehta që po përmirësohen, është vetëkarantinuar.
Të gjithë të afërmit janë kontaktuar dhe janë testuar negativisht, sipas CDC. Afrika e Jugut raportoj në javën e kaluar variantin tek OBSH dhe e etiketoi si variant shqetësues. Administrata e Joe Biden reagoi menjeherë duke lajmëruar ndalim të udhëtimeve me 8 vende në Afrikën e Jugut. Autoritetet në Peru bënë gjithashtu të ditur se një grua japoneze që ka udhëtuar nga Peruja, është konfirmuar se mban variantin Omicron në Japoni.
Zyrtarët japonezë konfirmuan se ky është rasti i dytë me Omicron në vend. Ministri i shëndetësisë në Peru, Hernando Cevallos, tha gjithashtu se ky person mund të ketë ndaluar në Brazil. Rregullatori i shëndetësisë në Brazil tha se 2 banorë janë testuar pozitiv me Omicron, duke u bërë rastet e para të variantit të ri tek shteti në Amerikën Latine.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.