Omicron zbulohet në 38 vende Shtohen rastet me variantin e ri të COVID-19. Kontrolle më të rrepta kufitare
Varianti omicron i koronavirusit të ri është zbuluar në 38 vende në të gjashtë rajonet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Tendenca e fundit në Afrikën e Jugut sugjeron se varianti Omicron mund të jetë më infektiv, por OBSH-së do t’i duhen disa ditë për të konfirmuar nëse është më ngjitës se varianti Delta, tha Maria Van Kerkhove, drejtuese teknike për COVID-19 në OBSH.
Përsa i përket patogjenitetit, rastet e variantit Omicron kanë variuar nga të lehta në të rënda. Nuk është ende e mundur të thuhet nëse varianti është i dobët apo i fortë, tha zyrtarja. Sri Lanka ka zbuluar rastin e saj të parë të variantit Omicron në një shtetas, i cili ishte kthyer së fundmi nga Nigeria.
Mediat indiane raportuan se një spital Nju Delhi pranoi 12 pacientë të dyshuar me variantin Omicron dhe të gjithë vinin nga vendet ku janë zbuluar rastet. Për më tepër, Maharashtra ka konfirmuar nëntë pacientë me COVID-19 nga vende me rrezik të lartë.
Ministria indiane e Shëndetësisë tha se deri më tani ka testuar gjithsej 16,000 udhëtarë ndërkombëtarë nga vendet me rrezik të lartë, me 18 të testuar pozitivë. Autoritetet shëndetësore kanë intensifikuar monitorimin e udhëtarëve ndërkombëtarë që vijnë dhe po shqyrtojnë ofrimin e vaksinave përforcuese të COVID-19 për punonjësit e shëndetit të vijës së parë dhe njerëzit me sëmundje themelore.
Ndërkohë, ministria e shëndetësisë e Meksikës njoftoi se kishte konfirmuar rastin e parë të infeksionit me variantin Omicron në vend. Pacienti është vendosur në karantinë për trajtim dhe simptomat e tij janë të lehta.
Gjithsej 12 raste të reja të variantit Omicron u zbuluan në Oslo, kryeqyteti i Norvegjisë. Nga ana tjetër, Ministria e Shëndetësisë në Francë tha se nëntë raste të variantit Omicron janë zbuluar në vend.
Në përgjigje, Ministria e Shëndetësisë ka rekomanduar forcimin e masave të kontrollit kufitar. Duke filluar nga e shtuna, fluturimet nga vendet përfshirë Afrikën e Jugut, Mozambikun, Zimbabvenë do t’i nënshtrohen masave të reja të karantinës kufitare.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.