OPEC / Kërkesa për naftë do të rritet në nivele historike në 2021, por humbjet e këtij viti nuk rikuperohen

Kërkesa për naftë të papërpunuar të OPEC do të rritet përsëri vitin e ardhshëm me një ritëm të shpejtë, duke vendosur dhe një rekord historik, tha koalicioni global në raportin e tij të korrikut.
OPEC pret që kërkesa për produktin e saj të rritet afërsisht 25% në 29.8 milion fuçi në ditë në vitin 2021, duke e ngritur atë pak më lart se nivelet e 2019-ës.
Kërkesa totale e naftës nuk do të shuhet, tha OPEC. Viti i ardhshëm do të rrisë kërkesën nga 7 milion fuçi në ditë në 97.7 milion fuçi në ditë. Megjithatë, kjo rritje historike nuk mund të rikuperojë humbjet e shkaktuara nga pandemia përgjatë vitit 2020.
Koalicioni pritet të rikonturojë kufijtë e prodhimit gjatë një takimi të planifikuar për të mërkurën, me shpresën se do të ulet prodhimi, duke krijuar stabilitet në çmime. Ndërsa disa e konsiderojnë këtë tërheqje si të domosdoshme, të tjerë kanë frikë se rritja e rasteve koronavirus mund ta dëmtojë vetvetiu prodhimin, pa pasur nevojë për ndërhyrje artificiale.
D.B – SCAN
Burimi: Business Insider
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.