Opec nxit çmimet, strategjia e shkurtimit të prodhimit mund të shtyhet

Çmimet e naftës u regjistruan në rritje gjatë sesionit të sotëm, duke marrë shtysë nga një raport i fundit i Organizatës së vendeve eksportuese, në të cilin nënvizohet fakti se, strategjia e shkurtimit të prodhimit mund të shtyhet në kohë.
Në celje të sesionit të sotëm, nafta Brent e Londrës kuotohej pranë nivelit të 55.77 dollarëve për fuçi, ndërsa ajo bruto amerikane pranë 53.43 dollarëve për fuçi.
OPEC bën me dije se në rast se të gjithë prodhuesit kryesorë do dakordësohen, atëherë strategjia e shkurtimit të prodhimit do të mbetet në fuqi edhe për më gjatë seç parashikohej më parë.
Gjithsesi, në treg situata vijon të mbetet e njëjtë, me Shtetet e bashkuara që anulojnë çdo përpjekje të OPEC për të nxitur çmimet nëpërmjet ngushtimit të hendekut kërkesë ofertë.
Roel Korkuti/RTV SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.