OPEC pret kërkesë më të fortë në 2022 – Përmend rimëkëmbjen më të shpejt nga pandemia dhe ofertën e dobët të naftës

Organiziata e Vendeve Eksportuese të Naftës, deklaroi se kërkesa botërore për naftë mund të rritet më shpejt se ç’pritet këtë vit, ndërkohë që ekonomia botërore rimëkëmbet më fortë nga pandemia, ç’ka do të mbështesë çmimet, që ndodhen në nivelet më të larta në 7 vite. Oferta e tkurrur ka dhënë gjithashtu nxitje tek çmimet dhe raporti i Organizatës, tregoi se karteli nuk kishte mundësi të rriste prodhimin sipas objektivave në Janar. Në raport, OPEC theksoi se pret që kërkesa botërore për naftë të rritet me 4.15 milionë fuçi në ditë në vitin 2022, pas një rritjeje të fortë me 5.7 milionë bpd në vitin 2021.
“Potenciali i rritjes së projeksioneve mbizotëron, bazuar tek rimëkëmbja e fortë ekonomike në botë”- deklaroi OPEC mbi perspektivën e kërkesës për vitin 2022. Konsumi botëror pritet të kalojë nivelin e 100 milionë fuçive në ditë në tremujorin e tretë, në linjë me projeksionet e muajit të kaluar. Sipas Organizatës, bota ka përdorur për herë të fundit më shumë se 100 milionë fuçi në ditë në vitin 2019. OPEC theksoi se efekti i variantit Omicron të koronavirusit do të jetë i vogël dhe raporti bëri të ditur se nuk ka patur ndikim ekonomik aq negativ sa valët e mëparshme të Covid-19.
Organizata ka vendosur objektiv të risi prodhimin me 400,000 fuçi në ditë në muaj, por kjo nuk është arritur ndërkohë që disa vende prodhuese kanë hasut vështirësi. Prodhimi i OPEC për Janarin u rrit me vetëm 64,000 fuçi në ditë, në 27.98 mln bpd. Shtatë prej 13 anëtarëve të OPEC patën rënie të prodhimit, ndër ta, Venezuela, Libia dhe Iraku.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.