Operacion në hotelet e Jugut – Tatimet vendosin gjoba dhe bllokime aktiviteti

Drejtoria e Hetimit Tatimor Rajonal Jugor ka intensifikuar kontrollet në zonat bregdetare me qëllim reduktimin e informaliteti dhe rritjen e të ardhurave, ku ka ndërmarrë gjoba dhe bllokime të aktivitetit për disa prej subjekteve.
Nga konstatimet e strukturave hetimore në terren (Sarandë, Ksamil, Himarë, etj) rezulton se vijon të ketë ende tatimpagues të cilët ushtrojnë aktivitet të paregjistruar, që nuk lëshojnë kupon tatimor për çdo shitje që bëjnë, që nuk disponojnë fatura të produkteve/shërbimeve apo që nuk regjistrojnë punonëjsit.
- Nga kontrolli i ushtruar ditën e djeshme, nga të dhënat e drejtorisë janë marrë masa ndaj disa tatimpaguesve, më konkretisht:
- Për subjektin I.K, me vendndodhje Sarandë, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
- Për subjektin M.A, me vendndodhje Ksamil, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
- Për subjektin A.L, me vendndodhje në Potam, hotel i paregjistruar në organet tatimore, bllokim deri në regjistrimin si subjekt me TVSH.
- Për subjektin M.H.Ksamil, penalizim për moslëshim kuponi tatimor për herë të dytë me vlerë 50 000 lekë. Për këtë subjekt u vendos masa e bllokimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.
Ndërkohë, strukturat hetimore sjellin herë pas here në vëmendje për të gjithë tatimpaguesit që operojnë në zonat turistike që të respektojnë detyrimet ligjore, me qëllim mbarëvajtjen e sezonit veror.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.