Operacion ‘rekord’ policor mes SHBA-së dhe Shqipërisë: “Arrestohen 22 persona për 17 minuta”
Ambasada Amerikane në Shqipëri ka shpërndarë në rrjete sociale sukseset e operacionit të përbashkët policor të finalizuar me forcat shqiptare në paralizimin e një grupi kriminal që falsifikonte dokumenta në një laborator të ndërtuar enkas.
“Crystal Eagle” ishte një sukses i plotë falë mbështetjes së oficerëve të përkushtuar të Policisë së Shtetit Shqiptar, sidomos atyre të “Njësisë Speciale të Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Shërbimit Diplomatik të Sigurisë “Mburoja e Përbashkët”, një njësi policore kushtuar punës së çështjeve të përbashkëta penale mids SHBA-së dhe Shqipërisë. Agjentët e Shërbimit Diplomatik të Sigurisë nga Ambasada e ShBA udhëhoqën përpjekjet operacionale të afro 300 oficerëve të policisë për të shënjestruar një laborator falsifikimi dokumentesh.
Në këtë operacion është shënuar edhe një rekord në numrin e personave të arrestuar:
”Crystal Eagle” u ekzekutua në 6 qytete të ndryshme në të gjithë Shqipërinë dhe çoi në 22 arrestime. Operacioni, një rekord për Shqipërinë, zbuloi dhe arrestoi të gjithë personat e shënjestruar brenda 17 minutave.”
Hetimi vazhdonte që nga viti 2018 dhe 22 të arrestuarit rrezikojnë 6 deri në 14 vjet burg:
“Gjatë operacionit u konfiskuan armë automatike, drogë, dokumente të falsifikuara, kompjutera, automjete dhe para. Shumica e 22 të arrestuarve mund të përballen me 6 deri në 14 vjet burg. Ky është përfundimi i suksesshëm i një hetimi që filloi në vitin 2018 dhe Ambasada e ShBA falënderon partnerët tanë në udhëheqjen e Policia e Shtetit Shqiptar për ndihmën e tyre!”- njofton ambasada.
Posted by U.S. Embassy-Tirana on Tuesday, May 19, 2020
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.