Operacioni Forca e Ligjit, dy të tjerë i shtohen listës së atyre që duhet të deklarojnë pasurinë
Dy persona të tjerë që janë subjekt i ligjit special i janë shtuar listës së personave që duhet të bëjnë deklarimin e burimit të pasurisë së tyre.
Referuar deklaratës së përfaqësueses së Operacionit Forca e Ligjit u është dërguar kërkesa për vetë deklarimin e pasurisë shtetasve:
– K. M., me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;
– E. SH, me banim në Elbasan, i dënuar në Angli për trafik të lëndëve narkotike;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së, të cilat do t’i dërgohen SPAK-ut, për verime të mëtejshme.
OFL bën me dije se të gjithë personat që iu është dërguar kërkesa me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, i kanë plotësuar formularët dhe i kanë dorëzuar pranë OFL-së, e cila ka vijuar me procedurat, sipas përcaktimit në aktin normativ nr. 1 , të datës 31 janar 2020.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.