Operacioni Forca e Ligjit, dy të tjerë i shtohen listës së atyre që duhet të deklarojnë pasurinë
Dy persona të tjerë që janë subjekt i ligjit special i janë shtuar listës së personave që duhet të bëjnë deklarimin e burimit të pasurisë së tyre.
Referuar deklaratës së përfaqësueses së Operacionit Forca e Ligjit u është dërguar kërkesa për vetë deklarimin e pasurisë shtetasve:
- G.M., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;
- E.Ç., banues në Berat, i dënuar në Itali për “Trafikim të lëndëve narkotike”;
Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së.
Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.