Operacioni Forca e Ligjit: Shtohen dhe dy persona të tjerë në listën e atyre që duhet të deklarojnë pasurinë!
Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit në kuadër të operacionit Forca e Ligjit, u është dërguar kërkesa për deklarim pasurie edhe dy shtetasve të tjerë:
-Z. T, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”;
-A. I, banues në Fier, i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për veprat penale “Krim i organizuar” dhe “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm”, parashikuar nga Kodi Penal i Republikës së Kosovës.
Sipas Policisë këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së. Më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse, për të evidentuar dhe dërguar në SPAK, të gjithë personat që janë subjekt i Ligjit Special. OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.