Operacioni kundër aseteve me burim të dyshimtë kriminal! Sekuestrohen apartamente, njësi shërbimi dhe banimi

Sekuestrohen pasuri të paluajtshme, njësi shërbimi dhe apartamente banimi me sipërfaqe të ndryshme në Vlorë. Konkretisht sekuestrimi u bë nga një bashkëpunim i D.V. P. Vlorë, Drejtorisë së Përgjithshme të P.P. Parave dhe Prokurorisë Vlorë.
Në një njoftim të publikuar nga Policia e Vlorës thuhet se: “Specialistët e Seksionit të Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në D.V.P. Vlorë, në vijim të informacionit, lidhur me procedimin penal në ngarkim të shtetasve, A.H., M.H., F.H., si persona të dyshuar për kryerjen e veprës penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, është bërë ekzekutimi i Vendimit Penal të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro- preventive” mbi pasuritë e paluajtshme.”
Gjatë këtij plani veprimi u vendos masa sekuestro preventive për pasuritë si më poshtë:
-Njësi Shërbimi me sipërfaqe 157 m2, ndodhur ne lagjen ”28 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të një shoqërie
-Njësi shërbimi me sipërfaqe 136 m2, në lagjen ”29 Nëntori”, Vlorë, në pronësi të shtetasit F.H..
-Apartament banimi në Vlorë, në pronësi të shtetasit A.H..
-Apartament banimi me sipërfaqe 69 m2 , në lagjen ”Uji i Ftohtë”, në pronësi të K.H..
-Apartament banimi me sipërfaqe 104.5 m2 në Vlorë, në pronësi të shtetasit F.M..
-Njësi shërbimi dhe banimi, me sipërfaqe 156 m2, në Vlorë, në pronësi te shtetasit A.H.
“Vijon puna për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të tjera që kanë buruar nga aktiviteti kriminal. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal”.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.