Operacioni “Legalizimi”/ Jepnin leje të falsifikuara – Ndalohet ekonomisti e shpallen në kërkim zyrtarë të Kadastrës në Durrës
Policia e Shtetit bën më dije se është finalizuar operacioni “Legalizimi”, gjatë të cilit është ndaluar ekonomisti pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Durrës, ndërkohë që janë shpallur në kërkim zyrtarë të tjerë punonjës në këtë Agjenci. Sipas policisë këta shtetas kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentet dy shtetas për një sipërfaqe 123 m2 dhe truall 500 m2 në zonën e plazhit.
Njoftimi i policisë shton se është ndaluar shtetasi R.K., 27 vjeç, banues në Durrës, me detyrë ekonomist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës, si dhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen shtetasve:
- A.J., 42 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Zv/Drejtor pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës;
- F.R., 28 vjeç, banues në Durrës, me detyrë Specialist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Durrës
Tre shtetasit e mësipërm janë proceduar për veprat penale ” Korrupsioni pasiv nga persona që ushtrojnë funksione publike”, ” Shpërdorimi të detyrës ” dhe “Falsifikimi i dokumenteve “. “Personat më lart kanë pajisur me leje legalizimi duke falsifikuar dokumentet shtetasit Xh.N., 29 vjeç, banues në Durrës dhe E.S., 39 vjeç, banues në Berat”, vijon njoftimi. Referuar policisë materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.