Operacioni policor “Transferta e gabuar” sekuestron 6 milion euro pasuri, ndër to edhe disa aktivitete ‘Call Center’
Sipas një njoftimi zyrtar të Policisë së Shtetit, operacioni i koduar “Transferta e gabuar” ka sekuestruar pasuri në vlerën 6 milion euro të një shtetasi me inicialet A.Xh me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve. Sipas njoftimit, policia ka sekuestruar 10 automjete, 3 sipërfaqe toke, , 1 apartament, 5 dyqane, 2 ambiente bar-restorant dhe disa biznese Call Center, në të cilat zhvilloheshin dhe transaksionet financiare sipas njoftimit të policisë.
Pjesë nga deklarata:
“Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.
Sekuestrohen pasuri që arrijnë vlerën 6 milion euro, në ngarkim të një shtetasi me precedent penal në fushën e narkotikëve, i dënuar më parë në Itali.
A.Xh., 37 vjeç, me precedent të mëparshëm penal në fushën e narkotikëve.
Gjatë operacionit u vendos sekuestro për pasuritë në pronësi të shtetasit A. Xh. dhe për disa pasuri që ky shtetas i ka kaluar në emër të familjarëve të tij, konkretisht:
10 automjete, 3 njësi sipërfaqe toke, me një vlerë të përafërt rreth 6 milion euro, pasuri e dyshuar se është përfituar nga aktiviteti kriminal në fushën e narkotikëve.”
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.