Opozita përshkallëzon protestën – Bllokohen për 60 minuta akset kryesore të Tiranës

Opozita ka bllokuar këtë të hënë akset kryesore të Tiranës duke protestuar për rreth 60 minuta lidhur me gjendjen aktuale të vendit.
Kreu i opozitës Lulzim Basha nga sheshi Shqiponja, ka përsëritur kërkesën për qeveri teknike ndërkohë që u ka bërë thirrje protestuesve të jenë paqësor.
Basha ka përfunduar fjalën e tij nga çadra e ngritur përballë kryeministrisë duke falënderuar mbështetësit e Republikës së Re.
Lidhur me protestën e opozitës nga parku i Apollonisë së Fierit ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama, sipas të cilit nuk është koha të bllokohen rrugët por të zhbllokohet e ardhmja evropiane e vendit dhe kjo sipas kryeministrit arrihet duke zbatuar procesin e Vettingut.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.