Opozita rikthen protestat në Shtator ! Basha: Konsultime me grupet e interesit për “zhbllokimin” e ekonomisë
Pas periudhës së verës, opozita ka planifikuar të kthehet sërish në rrugë duke filluar nga muaji Shtator, për të shprehur pakënaqësitë ndaj qeverisjes aktuale, në lidhje me gjendjen ekonomike, klimën e biznesit, korrupsionin apo krimin e organizuar.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha theksoi se muajin e ardhshëm do të nisin konsultimet me grupet e interesit për një program të qendrueshëm të zhvillimit ekonomik.
Kreu i demokratëve zhvilloi takime me një sërë figurash ndërkombëtare sa i përket gjendjes aktuale politike, ndërsa propozon që rruga për të zgjidhur këtë ngërç janë zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe zgjedhje lokale të zhvilluara njëkohësisht.
Elisabeta Dosku/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.