Opsioni “Dark Mode” i Youtube tashmë i disponueshëm për iOS dhe Android
Opsioni “Dark Mode” i prezantuar nga Youtube vitin e kaluar tashmë është i disponueshëm për sistemet iOS dhe Android.
Përditësimi në iOS ka filluar por në sistemin Android do të jetë i mundur së shpejti.
Por cfarë është opsioni “Dark Mode”? Për personat jo shumë të apasionuar pas teknologjisë si dhe ata që nuk kalojnë shumë kohë në internet ende nuk e dinë se cfarë është ky opsion.
“Dark Mode” është opsioni që shndërron ekranin e bardhë të YouTube në tonalitet të errët gjë e cila ju ndihmon të fokusoheni më mirë në shikimin e videove.
Ky opsion ka qenë funksional nëse dehidroje të shikoje një video nga desktopi por për pajisjet celulare kjo gjë është bërë e mundur tani.
Tashmë ju do të keni mundësinë t’i shijoni videot tuaja pa u bezdisur nga drita e bardhë që reflektohej nga ekrani më parë.
Për të aksesuar opsionin e ri mjafton të klikoni “Settings” dhe më pas të selektoni “Dark Theme” dhe aplikacioni juaj do të kalojë automatikisht në ngjyrë të errët.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.