Opsioni i ri i WhatsApp në shërbim të bizneseve – Vjen “WhatsApp business”!
WhatsApp ka lançuar një aplikacion të veçantë, të dizenjuar posaçërisht për bizneset e vogla, në mënyrë që të lidhen më thjeshtë me klientët.
“WhatsApp bussines” ka shtuar disa karakteristika kryesore të tilla si profilet e dedikuara biznesit
Ju mund të krijoni një profil biznesi me informacione shtesë si adresa, adresa e emailit përshkrimi i biznesit dhe informacioni i kontaktit.
Për të gjithë ata që përdorin një numër biznesi dhe një numër tjetër personal, të dy aplikacionet WhatsApp Business dhe WhatsApp Messenger mund të përdoren në të njëjtën pajisje.
WhatsApp Bussines ka të gjitha funksionet bazë që një aplikacion biznesi kërkon.
Sipas WhatsApp, këto funksione do të jenë falas për një periudhë afatgjatë, edhe pse në të ardhmen mund të ndodhë që ky aplikacion të jetë kundrejt një pagese.
Aplikacioni është online në Play Store në Indonezi, Itali, Meksikë, Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.