Optimizëm për ekonominë kineze – Fabrikat dalin nga “paraliza”, rriten projeksionet
Rritja e aktivitetit të fabrikave në Kinë është përshpejtuar gjatë muajit Mars të këtij viti, tregojnë të dhënat më të fundit, që sinjalizojnë kështu një rritje më të shpejtë të ekonomisë së dytë më të madhe në Botë. Përshpejtimi vjen si pasojë e heqjes së kufizimeve për ndotjen. Pas niveleve alarmante të ndotjes, sidomos në qytetet e industrializuara, autoritetet lokale në Kinë vendosën të ndalonin qarkullimin e mjeteve si dhe të pezullonin punën e disa fabrikave.
Diçka e tillë shkaktoi paralizimin e punës. Marsi ndërkohë duket se ka sjellë lulëzim të fabrikave. Indeksi PMI në vend flet për një lexim në 51.5 pikë gjatë Marsit, nga 50.3 pikë që ishte gjatë Shkurtit. Niveli i 50 pikëve ndan rritjen nga kontraktimi. Të dhënat rezultojnë gjithashtu mbi pritshmëritë e tregjeve dhe analistëve.
Të dhënat vijnë në serinë e atyre që sinjalizojnë se gjatë tremujorit të parë të vitit Kina ka shfrytëzuar vrulli e tremujorit të fundit të 2017-ës. Të dhënat e fundit sinjalizojnë një rritje ekonomike gjatë tremujorit të parë në 6.8%. Në fillim-vit, ekonomistët projektonin një rritje pranë 6.6%.
Roel Korkuti/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.