“Optimizmi” i presidentes së BQE, Lagarde: 2021, vit rimëkëmbje për Europën! Duke nisur nga kjo verë

Presidentja e Bankës Qendrore Europiane Christine Lagarde e sheh vitin 2021 si një vit rimëkëmbje për zonën euro dhe nënvizon se Europa nuk duhet të ndërpresë shumë shpejt stimujt.
Në një intervistë për ‘Journal du Dimanche’, ajo evidentoi se rimëkëmbja do të vijë këtë verë dhe do të bëjë që Bashkimi Europian të shkojë drejt një së ardhmeje më digjitale dhe pro mjedisit.
“Nuk duhet të përsërisim gabimet e së shkuarës, duke hequr menjëherë stimujt por duhet të bëjmë një reduktim fleksibël të tyre” tha ajo.
Në intervistë, ajo nuk la pa vlerësuar maksimalisht pararadhësin e saj Mario Draghi që po formon qeverinë në Itali duke thënë se ai i ka të gjitha cilësitë që duhen për të përballuar sfidën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.