Ora 23:20-Edhe 717 QV për t’u numëruar! Kukësi, Vlora e Fieri pranë mbylljes së procesit
Procesi i numërimit të votave ka avancuar në ritme pozitive në disa qarqe ndërsa në disa të tjera sërish paraqitet ritëm i dobët, çka nënkupton se mbyllja në rang kombëtar do të kërkojë dhe më shumë kohë.
Pas Korçës e Dibrës, edhe tre qarqe të tjera janë pranë mbylljes së procesit të numërimit. Kukësi ka edhe 2 QV për të numëruar, Vlora dhe 4 të tilla ndërsa Fieri 9 QV. Në total, në rang kombëtar janë për t’u numëruar edhe 717 Qendra Votimi (QV). Ndërsa qarqet që kanë më shumë vota për të numëruar janë qarqet e Tiranës, Durrësit e Elbasanit.
-Kukës 2 qv për t’u numëruar
-Lezhë 20 qv për t’u numëruar
-Shkodër 76 qv për t’u numëruar
-Tiranë 278 qv për t’u numëruar
-Vlorë 4 qv për t’u numëruar
-Berat 77 qv për t’u numëruar
-Durrës 127 qv për t’u numëruar
-Elbasan 109 qv për t’u numëruar
-Fier 9 qv për t’u numëruar
-Gjirokastër 15 qv për t’u numëruar
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.