Orët e fundit të numërimit/ Cila është diferenca mes PS, PD, LSI dhe PSD. Partitë e tjera nuk kalojnë nivelin 10 mijë vota

Deri më tani janë numëruar 4 mijë e 688 Qendra Votimi nga 5 mijë e 199 që janë në total në mbarë vendin. Kanë mbetur për t’u numëruar edhe 511 qendra votimi.
Deri më tani rezulton se Partia Socialiste kryeson me 676 mijë vota, e ndjekur nga Partia Demokratike me 547 mijë vota, Lëvizja Socialiste për Integrim me 96 mijë e 22 vota.
Partioa Socialdemokrate ka marrë 31 mijë e 94 vota. Partia e tjera nuk kanë kaluar nivelun e 10 mijë votave në rang kombëtar.
Në përqindje, PS ka marrë 48.63 %, PD 39.38 %, LSI 6.91 %, PSD 2.24 %.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.