“Orët e gjata në punë, shkaktojnë vdekje” / OBSH: Rrit rrezikun e strokut me 35% dhe sëmundjeve të zemrës me 17%

Puna me orë të gjata po vret qindra mijëra njerëz në vit, në një trend që po përkeqësohet më tej si pasojë e pandemisë së Covid-19, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Në studimin e parë botëror të humbjes së jetëve si pasojë e punëve me orë të gjata, u zbulua se 745,000 njerëz vdiqën nga stroku dhe sëmundje të zemrës, që lidheshin me punët që tejkalonin orarin në vitin 2016. “Ne kemi vrojtuar trende në rritje në ekspozim dhe gjithashtu barrën e sëmundjes mes viteve 2,000 dhe 2016”- tha ekzekutivi teknik i Organizatës, Frank Pega, duke shtuar se numri i vdekjeve nga sëmundjet e zemrës është rritur me 42% në periudhën 16 vjeçare dhe për strokun, me 19%. Studimi, i prodhuar nga OBSH dhe Organizata Ndërkombëtar e Punës, tregoi se shumica e viktimave, në 72%, ishin burra, në moshë të mesme e sipër. Zakonisht, vdekjet kanë ndodhur shumë më vonë gjatë jetës, zakonisht dekada më vonë nga oraret e gjata të punës. Zonat më të ndikuara ishin Azia Juglindore dhe rajoni i Paqësorit Perëndimor, që përfshin Kinën, Japoninë dhe Asutralinë. Në total, puna prej 55 orë apo më shumë në Javë rrit rrezikun e strokut me 35% dhe të vdekjeve nga sëmundjet ishemike të zemrës me 17%, krahahsuar me 40 orë pune në javë. Pavarësisht se studimi nuk mbuloi periudhën e pandemisë, zyrtarët e Organizatës thanë se rritja e punës në distancë dhe tkurrja ekonomike, mund të ketë shtuar rreziqet.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.