Organizim dasmash në mënyrë të përsëritur – Policia ndëshkon me 1 milion lekë subjektin dhe mbyll aktivitetin
Policia e Shtetit bën me dije se po vijojnë kontrollet nga Policia e Krujës, për monitorimin e zbatimit të masave kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
Në këtë kuadër sipas njoftimit është ndëshkuar me masë administrative 1.000.000 lekë dhe me mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pronari i një subjekti në Krujë, pasi u konstatua duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur.
Sipas Policisë, Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në vijim të kontrolleve të shtuara gjatë fundjavës në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar 1 subjekt në Krujë, në pronësi të shtetasit N.S., i cili kishte organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.
“Për këtë subjekt, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore,” thuhet në njoftim.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.