Organizonin dasma në kundërshtim me Aktin Normativ- Policia vendos 5 milion lekë gjoba dhe mbyll 2 aktivitete

Policia e Shtetit ka bërë me dije se janë ndëshkuar me 1.000.000 lekë gjobë, administratorë dhe pronarë të 5 subjekteve në Durrës dhe Krujë dhe me mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore dy prej tyre, pasi u konstatuan duke ushtruar aktivitet në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.
Sipas njoftimit Shërbimet e Komisariateve të Policisë Durrës dhe Krujë, në vijim të kontrolleve të shtuara gjatë fundjavës në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 4 subjekte në Krujë dhe 1 në Durrës, të cilët kishin organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar protokollet e sigurisë.
-Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje aktiviteti për një periudhë 6-mujore, një subjekti me administrator shtetasin B. M., pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur në kundërshtim me Aktin Normativ.
-Për subjektin me pronar shtetasin F.Gj., në fshatin Derven, Krujë, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë si dhe mbyllje të aktivitetit për një periudhë 6-mujore, pasi u konstatua duke organizuar ceremoni martesore në mënyrë të përsëritur, në kundërshtim me Aktin Normativ.
-Për subjektin me pronare shtetasen Xh. B., në Thumanë, Krujë dhe subjektit me administrator D. T., në Derven, Krujë, shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë për secilin, pasi u konstatuan duke organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.
-Për subjektin në Arapaj, Durrës, me pronar shtetasin A. B., shërbimet e Policisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë, pasi kishte organizuar ceremoni martesore në kundërshtim me Aktin Normativ.
Ndërkaq me anë të këtij njoftimi, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës apelon për të gjithë pronarët/administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.