Orteku në Qafë Thore – ARRSH informon mbi gjendjen aktuale të rrugës dhe akseve kryesore!
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Qafë Thore po punohet me mjete borëpastruese dhe me forca të shtuara për pastrimin e një orteku që ka sjellë edhe bllokimin e rrugës.
Sipas njoftimit puna do të vazhdojë pa ndalur derisa aksi të bëhet i qarkullueshëm për mjetet pasi aktualisht nuk mund të lëvizet lirshëm në këtë aks rrugor.
Gjithashtu si pasojë e borës dhe temperaturave të ulta në të gjithë vendin ARRSH informon se qarkullimi momentalisht vazhdon normalisht në të gjitha akset nacionale.
ARRSH bën me dije se gjatë natës është punuar me shpërndarjen e kripës për të shmangur ngricat pasi temperaturat në zonat malore kanë qenë shumë të ulëta.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.