OSHEE Kukës ndërpret 5 lidhje të jashtëligjshme që rrezikonin jetën e banorëve

Aksionet e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike kanë zbuluar 5 lidhje të paligjshme pa kontratë me energjinë elektrike të pompave të furnizimit me ujën në rezervuarin e fshatit Bardhoc, Kukës.
OSHEE njofton se ka ndjekur procedurën duke i denoncuar rastet në polici, si edhe kërkon të informojë opinionin publik se shqetësimi kryesor në ktë rast lidhet me rrezikun që paraqesin lidhje të tilla të paligjshme për jetën e njerëzve.
“Shqetësimi nuk lidhet vetëm me faktin e përdorimit të energjisë pa kontratë, por e mekanizmit qe përdoret, jashtë kushteve teknike dhe të sigurisë, duke sjellë në jo pak raste humbje jete për banorët dhe bagëtitë!”
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.