OSHEE në aksion – Task-Forca për vjedhjen e energjisë, zbulohen 20 raste abuzive
Operatoratori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka ndërmarrë një aksion, i cili ka në fokus zbulimin e vjedhjeve të energjisë nga abonentët familjarë dhe bizneset dhe vënien e tyre para përgjegjësisë. Aksioni kryehet në zbatimit të planit për rivendosjes së ligjit në sektorin informal të pagesave të energjisë elektrike, ndërkohë që skuadra Task-Forcë e OSHEE-së po kryen kontrolle në disa zona të vendit.
Në fokus të kontrolleve është lidhja e kontratave, gjendja e matësave, kushtet teknike, etj. Ndërkohë që, pas kontrolleve te vazhdueshme OSHEE raporton se vetëm gjatë ditëve të fundit janë zbuluar dhe proceduar në polici 20 raste te abuzimit me energjinë elektrike. Ndërkaq, Operatori i Shpërndarjes ripërsërit faktin se askush nuk procedohet ne polici në rastin kur është debitor, por në zbatim të nenit 137 të Kodit Penal ndëshkohen ata persona që ‘vjedhin energjinë elektrike dhe dëmtojnë matësin’.
Gjithashtu, “çdo ndërhyrje tjetër e paligjshme dhe e paautorizuar në sistemin e matjes apo në rrjetin elektrik me qëllim përfitimi të paligjshëm, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim deri në tre vjet”, thuhet ne nenin 137. Kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, më shumë se një herë, ose nga përdoruesit jofamiljarë të energjisë elektrike ose të rrjetit të shërbimit telefonik, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Ola Mitre/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.