OSHEE – Nesër kufizime energjie në rrugën e Barrikadave
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, OSHEE, ka njoftuar se nesër do të ketë ndërprerje të energjisë në rrugën e Barrikadave (pjesërisht).
Kjo do të vijë për shkak të punimeve që po bëhen në kabinën “Rreli”, e cila nuk është në kushtet e duhura teknike.
Ajo është bërë shpesh shkak i ndërprerjes së furnizimit me energji në qendër të Tiranës si dhe në Maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”.
Si rrjedhojë, sipas OSHEE, ndërprjerjet do të fillojnë nesër nga ora 10:30 deri në orën 14:00.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.