OSHEE: Verifikoni përditësimin e të dhënave të kontratës

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njofton të gjithë qytetarët që të verifikojnë nëse e kanë kryer përditësimin e të dhënave të kontratës së Furnizimit të Energjisë Elektrike. Sipas njoftimit në faqen zyrtare të OSHEE, janë evidentuar mangësi në të dhënat e grumbulluara gjatë procesit të realizimit të përditësimit të të dhënave.
“Me përditësimin/ plotësimin e këtyre të dhënave synohet të plotësohet detyrimi ligjor dhe kontraktor, si dhe të bëhet evidentimi i saktë i të gjithë informacionit lidhur me klientin”, thuhet më tej në njoftim.
Ndërkohë, përditësimin e këtyre të dhënave mund ta bëni online në faqen e internetit www.oshee.al/perditesim ose duke kërkuar takim për intervistë derë më derë.
Po ashtu, OSHEE ka vënë në dispozicion edhe dy numra kontakti për çdo paqartësi ose kërkesë + 355686055900 / + 355686035990. Të gjithë individëve të cilët nuk përditësojnë këto të dhëna do t’u ndërpritet energjia elektrike.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.