OST, 7.65 miliard lekë investime – Plani i kompanisë për 2020-ën, ja projektet kryesore
Operatori i Sistemit të Transmetimit ka planifikuar investime në vlerën e 7.65 mld lekë për vitin 2020. Sipas dokumenteve të paraqitura pranë Entit Rregullator të Energjisë 4.47 mld lekë janë investime me financime të huaja, ndërkohë që rreth 3 mld lekë do të financohen nga burimet e veta të shoqërisë. Financimet e shoqërisë kanë pësuar një tkurrje prej 104.2 mln lekësh në raport me parashikimet fillestare për shkak të tërmetit të 26 nëntorit. Sipas OST ka qenë Ministria e Financave dhe Ekonomisë që ka udhëzuar kufizimin e shpenzimeve dhe investimeve gjatë vitit 2020.
Ndërkaq, një nga projektet kryesore që planifikohet të zbatohet me financime të huaja është instalimi i matësve inteligjentë për konsumatorët, fiderat e rinj të shpërndarjes së energjise elektrike, prodhuesit e pavarur të energjise elektrike te lidhur në tension 35 kV, 20 kV, 10 kV dhe 6 kV si dhe ngritja e qendrës se Menaxhimit te te dhenave prane OST-së. Sipas këtij dikasteri, realizimi i këtij projekti do te krijoje kushtet e nevojshme për të realizuar daljen e ketyre konsumatoreve ne tregun e lire te energjise elektrike. Një tjetër projekt është ndërtmii i linjës së interkonjeksionit 400 kV Shqipëri-Maqedoni si dhe si dhe zgjerimi i nënstacioneve Elbasan2 dhe Fier.
Ndërkohë që me fondet e kompanisë pritet të relaizohet rikonstruksioni i linjës 110 kv Cerrik- Kajan- Kuçovë- Jagodinë, linja e re me 2 qarqe 30 km Burrel-Bulqizë, ndërtimi i linjës së re 110 kV Zëmblak—Maliq—Lozhan, prej 35 km, ndërtimi I linjës Fier-Lushnje 30 km, etj. Për vitin 2020 Operatori i Sistemit të Transmetimit parashikon të realizojë një fitim neto në vlerën e 48 mln lekëve.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.