Pa telefona dhe pa dritë dielli – Merr fund eksperimenti i ‘Kohës së thellë”

Një grup vullnetarësh francezë kanë dalë nga një shpellë pas një studimi 40-ditor duke eksploruar kufijtë e përshtatjes njerëzore ndaj izolimit.
15 pjesëmarrësit jetuan në shpellën Lombrives në Francën jug-perëndimore pa telefona, orë ose dritë dielli.Ata fjetën në çadra dhe nuk kishin asnjë kontakt me botën e jashtme.
Projekti synonte të provonte se si njerëzit reagojnë ndaj humbjes së sensit të tyre të kohës dhe hapësirës.
E ashtuquajtura eksperiment i Kohës së thellë mori fund të Shtunën, duke lejuar tetë burrat dhe shtatë gratë, të moshës 27 deri 50 vjeç, të cilët morën pjesë të largoheshin nga shpella.
Drejtori i projektit, eksploruesi francez-zviceran Christian Clot, tha se koha dukej të kalonte më ngadalë në shpellë. Për shumicën e pjesëmarrësve, tha ai, ndihej sikur “kishim hyrë në shpellë 30 ditë më parë”.
Shkencëtarët që qëndrojnë pas këtij projekti thonë se ai do t’i ndihmojë ata të kuptojnë se si njerëzit mund t’i përshtaten kushteve ekstreme të jetesës. Aktiviteti i trurit dhe funksioni njohës i vullnetarëve u analizuan para se të hynin në shpellë, për të mbledhur të dhëna për studime krahasuese pasi të largoheshin.
Qëllimi i studimit ka një rëndësi të veçantë gjatë pandemisë ku masat e izolimit kanë mbyllur miliona njerëz në izolim. (BBC)
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.