Pabarazi në punësim – Raporti i ILO, femrat shqiptare në disavantazh

Femrat në Shqipëri nuk kanë mundësi të njëjta me meshkujt për të gjetur një punë të mirë, pavarësisht se mund të kenë të njëjtin nivel edukimi dhe eksperience.
Konkluzioni është publikuar në një raport të fundit të Organizatës Botërore të Punës, ILO, me temë “Drejt një të ardhme më të mirë për gratë dhe puna: Zërat e grave dhe burrave”.
Raporti i hartuar përmes pyetësorëve ka marrë në shqyrtim edhe vendet në zhvillim si Shqipëria për të kuptuar nivelin e pabarazisë në punë mes dy gjinive.
Kështu 38% e të anketuarve, që përbën edhe shifrën më të lartë, mendojnë se femrat në Shqipëri kanë mundësi më të këqija punësimi, pavarësisht nëse kanë edukim dhe eksperiencë të njëjtë me gjininë tjetër.
Ndërsa 94 për qind e të anketuarve janë shprehur se femrat preferojnë të kenë një punë të paguar jashtë shtëpisë.
Lidhur me punësimin, janë pyetur të femrat nëse do të preferonin të punonin me një punë të paguar, të qëndronin në shtëpi, apo të dyja, ku 61 për qind janë shprehur se duan t’i bëjnë të dyja në të njëjtën kohë.
E njëjta pyetje u është drejtuar edhe meshkujve lidhur me femrat në familjet e tyre, ku 52 për qind janë shprehur se preferojnë që femrat t’i bëjnë të dyja, edhe detyrimet familjare edhe një punë të paguar. Pyetësori është bërë me 999 individë në vendin tone me moshë dhe arsim të ndryshëm.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.