Pabarazia gjinore do të mbyllet për rreth 99 vite sugjeron studimi më i ri
Hendeku midis burrave dhe grave, i matur në aspektin e ndikimit politik, përfitimit ekonomik dhe shëndetit dhe arsimit, është ngushtuar gjatë vitit të kaluar, por do të marrë një shekull tjetër për tu zhdukur, tha Forumi Ekonomik Botëror (WEF).
Organizata me seli zvicerane ndjek përparimin global në barazinë gjinore.
Ajo tha që ndërsa më shumë gra po hynin në qeveri në shumë vende, hendeku ekonomik është zgjeruar.
Forumi parashikoi se do të duheshin 99.5 vjet për gratë të ishin në një pozitë të barabartë me burrat, megjithë gratë që morën role udhëheqëse të profilit të lartë në Bankën Qendrore Evropiane dhe Bankën Botërore, dhe në krye të disa vendeve përfshirë Finlandën, Gjermaninë dhe Zelandën e Re.
Progresi në sferën politike mbeti i ngadaltë, tha Forumi, me gra që mbajnë akoma vetëm 21% të posteve ministrore në të gjithë botën. Por shpresonte se “efekti i modelit të rolit” do të inkurajonte ndryshimin më të shpejtë.
Organizata tha që hendeku gjinor ekonomik ishte rritur në krahasim me vitin e kaluar, pjesërisht sepse gratë janë nën-përfaqësuar në pothuajse të gjithë sektorët e punës me rritje më të shpejtë, të tilla si teknologjia e informacionit dhe Inteligjencës Artificiale. Gratë kanë më shumë të ngjarë të zhvendosen nga automatizimi, shkruhej në raport.
Dhjetë vendet e para për barazinë gjinore
Islandë
Norvegji
Finlandë
Suedi
Nikaragua
Zelanda e Re
Irlandë
Spanjë
Rwanda
Gjermani
Geri Kolgega / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.