Pacientët e shëruar nga COVID-19 – Sakrificat e stafit mjekësor sjellin rezultate pozitive në Kinë
Sakrificat dhe mundimi i stafit mjekësor në luftën kundër koronavirusit kanë rezultuar të suksesshme, ndërkohë që shumë pacientë kinezë janë shëruar dhe larguar nga spitali në nisje të Javës.
Pasi 2 pacientët e fundit me COVID-19 u larguan nga spitali të Hënën në mbrëmje, qyteti Qingyuan i provincës Guangdong, u bë i pari që shëron të gjithë pacientët.
Pavarësisht se të gjithë personat e infektuar në këtë qytet janë shëruar, stafi mjekësor ndodhet ende në alarm.
“Sot do vazhdojmë të monitorojmë vendet që kanë nevojë për ndihmën tonë”, tha Zhong Bei, drejtori i infektivit të spitalit në Qingyuan.
Në Shenzhen, 12 pacientë janë shëruar ditën e Hënë dhe qyteti ka larguar nga spitali pacientët për 22 ditë radhazi, ndërkohë që totali i personave të shëruar atje arrin në 249.
Në Vuhan, 5 pacientë u shëruan nga koronavirusi ditën e Hënë, mosha e të cilëve varionte nga 20 në 58.
Një fëmijë, i lindur nga një pacient me koronavirus, u largua gjithashtu nga spitali i Hangzhout. Organizata Botërore e Shëndetësisë deklaroi në nisje të Javës se progresi i Kinës në luftën kundër COVID-19 është inkurajues për të gjithë botën.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.