Paditen koncesionarët e HEC-eve – Ministria kërkon në Gjykatë pagesën e detyrimeve

Zvarritja e investimeve dhe mosrespektimi i kontratave për nisjen e prodhimit ka sjellë përplasjen në gjykatë mes koncesionarëve të hidrocentraleve dhe Ministrisë së Energjetikës.
Kjo e fundit ka paditur në Gjykatën Administrative të paktën dy koncesione, të cilat nuk kanë nisur prodhimin e energjisë që në vitin 2011, siç parashikon kontrata.
Ministria ka kërkuar që Shoqëria të paguaje penalitetin në masën 5% të vlerës së prodhimit të parealizuar për vitin 2011 dhe vitin 2012. Të njëjtin fat ka pësuar edhe shoqëria koncesionare e hidrocentralit të Tërvollit.
Ministria i ka kërkuar Gjykatës të detyrojë koncesionarin e përbërë nga Bashkimi i Përkohshëm i Shoqërive “Titan” sh.p.k. dhe “Osmani” sh.p.k., dhe Shoqërisë Koncesionare “HEC-i Bishnica 1,2” sh.p.k., t’i paguajë paditësit penalitetin në masën 5% të vlerës së prodhimit te parealizuar për vitin 2011 dhe vitin 2012, për mosrealizim të prodhimit për vitet 2011 dhe 2012, referuar pikës 2, germa “a” të nenit 23 të Kontratës Koncesionare.
Në padinë se depozituar në Gjykatën Administrative Ministria kërkon detyrimin e Koncesionarit, Shoqëria “BLE-KLO-AR” sh.p.k., si dhe Shoqërisë Koncesionare “HEC-i Tërvolit” sh.p.k., të paguajë paditësit penalitetin në masen 5% te vlerës se prodhimit te parealizuar per vitin 2011 dhe vitin 2012.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.