Padoan: Fitorja e Le Pen do të kërcënojë stabilitetin financiar të Europës

Ministri i Financave në Itali thotë se zgjedhjet në Francë do të jenë një moment thelbësor për stabilitetin financiar të Europës dhe mund të sjellin rreziqe të përhershme politike. “Investitorët kanë nisur të konsiderojnë ndjeshëm rreziqet politike dhe fitorja e Le Pen do të përbënte një rrezik të përhershëm, gjë që do të reflektohet edhe në tregjet financiarë”, tha Pier Carlo Padoan.
Ministri foli edhe për sektorin bankar në Itali, duke theksuar se problemi i tyre është drejt zgjidhjes për shkak se Qeveria po bashkëpunon me institucionet Europiane. Muajin e kaluar, parlamenti Italian miratoi një ligj për të injektuar rreth 20 miliardë euro në bankën Monte dei Paschi di Siena dhe huadhënës të tjerë problematik, në përpjekje për të ristrukturuar industrinë bankare të vendit.
Paketa përfshin garanci të likuiditetit dhe injeksione të kapitalit për huadhënësit, në përputhje me rregullat për ndihmat shtetërore të Bashkimit Europian. Monte dei Paschi ishte banka e parë që kërkoi fonde nga ky program, pasi dështoi të gjenerojë financime nga investitorë privat në muajin Dhjetor.
Padoan, që ka shërbyer edhe për Qeverinë paraardhëse të drejtuar nga Matteo Renzi, hodhi poshtë shqetësimet mbi perspektivën politike të Italisë. Ai tha se pavarësisht ardhjes në fuqi të Paolo Gentilioni, strategjia e reformave të vazhdojë e njëjtë.
Klevis Llaha/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.