Paga minimale do të jetë 26 mijë lekë, nga data 1 janar 2019

Nga data 1 janar 2019, paga minimale në shkallë vendi do të jetë 26 mijë lekë të rinj. Vendimi është marrë në mbledhjen e fundit të Këshillit të Ministrave.
Në vendim thuhet se paga “bazë minimale mujore, për punonjësit, në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet nga çdo person, juridik a fizik, vendas ose i huaj, të jetë 26 000 (njëzet e gjashtë mijë) lekë”.
Efektet e këtij vendimi fillojnë nga data 1 janar 2019.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.