Paguajmë dy administrata – Xhepa: Largimet nga puna ulin perfomancën
Largimet politike nga puna që janë një fenomen i zakonshëm në administratën publike, bëjnë që qytetarët shqiptarë me taksat e tyre të paguajnë pothuajse dy administrata në të njëjtën kohë, për shkak të gjyqeve të fituara. Ekspertët e ekonomisë e shikojnë këtë fenomen si shqetësim real.
Xhepa analizon gjithashtu pasojat që sjellin largimet nga puna, ku sipas tij, ndikojnë ndjeshëm në uljen e perfomancës.
Vetëm fatura e papaguar që qeveria duhet të shlyejë për vendime gjyqësore për pushimet nga puna, rrumbullakoset në 1.9 miliardë lekë për vitin 2018.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.