Më pak varësi nga priza, bateria e re e iPhone do të zgjasë më shumë! Analisti: Apple, bashkëpunim me kompaninë koreano-jugore

Gjenerata e re e “i-Phone” pritet të ketë një bateri të riprojektuar dhe më të shtrenjtë, të aftë për të reduktuar varësinë e përdoruesve nga priza elektrike.
Sipas analistëve të zhvillimeve teknologjike, kompania po bashkëpunon me një kompani koreano-jugore për zhvillimin e një baterie në formë e L-së. Referuar Ming-Chi Kuo, analist i “Kgi Securities” “Apple” dhe kompania koreane “Lgc” do të arrijnë objektivin e vendosur prej kohësh për prodhimin në masë të “i-Phone’ me “display Oled” prej 5,8 inch që do të pajiset me një bateri me 2.900 deri në 3.000 miliamper, ndërsa modeli më i madh prej 6,5 inch do të arrijë në 3.300 ose 3.400 miliamper, kundrejt “i-Phone X” që ka një bateri prej 2.700 miliamper.
Autonomia më e madhe do të shërbejë për të furnizuar fotokameran “TrueDepth”, që konsumon energji e që pritet të jetë pjesë përbërëse edhe e modeleve të reja.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.