Pakësohen sërish lekët e shqiptarëve/ Depozitat në lekë tkurren gjatë majit për të 4-tin muaj me radhë, rriten ato në valutë!

Niveli i depozitave në paranë e gjerë gjatë muajit maj ka mbetur thuajse i pandryshuar krahasuar me muajin prill, pranë 1.228 trilionë lekëve, sinjalizojnë shifrat më të fundit zyrtare. Rritja është minimale, pranë vetëm 0.02%. Por, ajo që duket shqetësuese, ashtu si muajt paraardhës, është tkurrja e mëtejshme e depozitave në lekë. Këto të fundit janë regjistruar në rënie për të 4-tin muaj me radhë. Gjatë muajve, shkurt, mars, prill niveli i depozitave në lekë në sektorin bankar ka ardhur gjithmonë në rënie. Përjashtimin e vetëm këtë vit e bën muaji janar, kur depozitat në lekë rriteshin lehtë krahasuar me muajin dhjetor të vitit paraardhës. Gjithsesi, me ardhjen e krizës së çmimeve, kursimet në lekë të bizneseve dhe të individëve duket të jenë pakësuar në mënyrë progresive nga muaji në muaj….Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.