Paketa e rezistencës, debate në Kuvend – Rama: Mund të rrisim çmimin e energjisë për të pasurit. Tabaku: Po bëni tregti me krizën

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se Qeveria mund të jetë e detyruar të rrisë çmimin e energjisë për një kategori familjesh të pasura në rast të përkeqësimit të krizës.
Nga foltorja e Kuvendit ai ka analizuar paketën e rezistencës sociale për familjet në nevojë, duke nënvizuar financimin prej 14 milionë dollarësh në favor të fermerëve.
Ndërkaq Deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku akuzoi se qeveria po bën tregti me krizën, duke sjellë si shembull se nga paketa e mbështetjes për fermerët përfitojnë vetëm socialistët.
Në mbledhjen e së enjtes u zhvillua edhe një interpelencaë me Ministren e Bujqësisë Frida Krifca, me akuzat se fermerët larg Partisë Socialiste janë lënë në mëshirë të fatit.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.