Paketa e Rezistencës Sociale/ Kryeministrit Edi Rama, bashkëbisedim me fermerë për masat e ndërmarra

Kryeministri Edi Rama zhvilloi të shtunën një bashkëbisedim me fermerët në Katund të Ri në Durrës, për të prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale për sektorin e bujqësisë.
Ai tha se janë vënë në dispozicion rreth 5 milionë dollarë plus për naftën pa taksa, me një total prej prej 1.45 mld lekësh.
Rama përsëriti me fermerët vështirësitë që po shkakton në ekonomi konflikti në Ukrainë, duke sjellë si shembull ndalimin e investimeve publike për shkak të trefishimit të çmimit të hekurit.
Lorenc Rabeta / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.