‘Paketa e Ringjalljes Ekonomike’/ Kurti: Në prill do ndahen nga 100 euro për punëtorët e sektorit publik e privat!

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur gjatë një konferencë për mediat se për herë të parë do të ndahen 100 euro për secilin punëtor të sektorit publik dhe privat. Në prezantimin e masave të reja në kuadër të paketës së ringjalljes ekonomike, ai tha se shtesa prej 100 euro do të marrin edhe të gjithë pensionistët në Kosovë.
“Pensionin bazik e rritëm për 11 %, ndërsa 33 % për personat me aftësi fizike. Asistencën sociale e kemi rritur për 30 %. Gjithashtu për shtresat e cenueshme ndamë mbi 10 mijë kuponë përmes kuzhinave qendrore. Për asnjë çast nuk u ndalem për të dalë në ndihmë qytetarëve dhe pikërisht atyre që kanë më shumë nevojë. Pensionistëve do ti ndajmë nga 100 euro për të gjithë dhe për herë të parë do të ndajmë nga 100 euro për të gjithë punëtorët e sektorit publik dhe privat”, u shpreh Kurti në një konferencë të përbashkët me ministrin e Financave dhe Punës, Hekuran Murati.
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.