“Paketa ekonomike” e Reformës në Drejtësi, Kuvendi e nis nga noterët! Ndryshimet, nga rishpërndarja te Shkolla Noteriale

Kuvendi ka nisur procesin e shqyrtimit të nismave ligjore që vijnë si pjesë shoqëruese e paketetës së ndryshimeve kushtetuese të Reformës në Drejtësi. Janë një grup ligjesh që pritet të shqyrtohen mes të cilave ai për profesionin e juristit apo ai për tarifat e shërbimkit gjyqësor.
Nisma që parashikohet të shqyrtohet nga Komisioni i Ligjeve parashikon ndër të tjera një rishpërndarje të numrit të noterëve, duke vendosur një raport të ri; 1 noter për 10 mijë banorë.
Po ashtu,në projektligj parashikohet ndër të tjera edhe ngritja e Qendrës Shqiptare për Trajnimin e Noterëve, pranë Dhomës Kombëtare të Noterisë, e cila do të sigurojë programin e detyrueshëm të trajnimit fillestar, për kandidatët për noter që do të jetë 1 (një) vit, si dhe programin e detyrueshëm të trajnimit vazhdues për noter.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.