Paketa fiskale 2018, Vasili: Të ulet në 5% TVSH-ja për produktet e shportës

Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon ndryshimin e paketës fiskale të vitit të ardhshëm. Në një konferencë për shtyp, kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili tha se kjo paketë e miratuar tashmë, asfikson biznesin dhe vështirëson jetën e qytetarëve.
Vasili theksoi se, LSI propozon uljen në 5% të TVSH-së për produktet e shportës.
Kreu i grupit parlamentar të LSI, shton më tej se, taksa për banesën e parë duhet të jetë zero si dhe lënien në kufirin 5 mln lekë të TVSH-së për biznesin e vogël dhe jo të ulet në 2 mln lekë të reja.
Sipas Vasilit, ky zgjerim për tatimin lë mijëra familje pa të ardhurat bazike.
Nertila Doko/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.